Flash News

Ditari i Maxhorancës

Marrëveshja Shqipëri-Kosovë, pa kufij gjatë verës dhe për festat shtetërore

Marrëveshja Shqipëri-Kosovë, pa kufij gjatë verës dhe

Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës janë mbledhur sot në Prishtinë për të nënshkruar disa marrëveshje, që sunojnë të nxisin bashkëpunimin dhe të lehtësojnë kalimit në pikën kufitare.

Ministri i Brenshëm, Bledi Çuçi bëri me dije se gjatë periudhës së verës dhe gjatë fundjavave, kur fluksi i qarkullimit është i lartë, nuk do të ketë pengesë në doganë. Kjo do të vlejë edhe për ditët e festave shtetërore.

“Protokolli i parë që do nënshkruajmë me homologun Svelça që përgjatë periudhës së verës dhe gjatë fundjavave, kur ka fluks lëvizjeje nga të dyja krahët ne do ta lehtësojmë plotësisht.

Nëpërmjet protokollit të parë që do nënshkruajmë do përcaktojmë që prej 1 qershorit deri në 1 shtator, për çdo fundjavë dhe çdo ditë feste shtetërore në kufijtë tanë shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë do kalojnë pa qenë nevoja e regjistrimit nga organet kufitare në mënyrë që të mos krijohet asnjë radhë apo vonesë për qytetarët në të dyja anët”, tha ministri Çuçi

Të fundit