Flash News

Ditari i Maxhorancës

Maskat të detyrueshme kudo, Rama jep të tjera detaje: Masa zgjat deri në shkurt, kush do të përjashtohet nga e enjtja

Maskat të detyrueshme kudo, Rama jep të tjera detaje: Masa zgjat deri

 

Kryeministri Edi Rama deklaroi se të mërkurën do të publikohet akti normativ për masat e reja anti-covid-19 dhe do të hyjë në fuqi që nga dita e enjte.

Ai tha se ndaj kësaj mase do të ketë edhe përjashtime, pasi u pyet nëse debatet televizive do të kryhen ose jo me maska mes të ftuarve.

Të mërkurën do publikojmë masën dhe masat ndëshkimore dhe nga dita e enjte të gjithë me maska sapo dalin nga shtëpi, kudo.  

Gjobat do zbatohen në kohë reale me OSHEE-në.

Do ketë përjashtime shumë specifike për të cilat do informoheni në momentin kur të dalë që të mos bëjmë përjashtime me fjalë, por edhe në televizione ku punojnë shumë njerëz, të vihen maska, për studiot masat specifike do na thonë si do veprohet.

Përjashtimet të jenë shumë rigoroze dhe maska të kthehet në normalitetin e këtyre muajve, të paktën deri në shkurt, kur fillon del gjethi e dielli dhe në varësi nga numrat , nuk na kushton asgjë ta përballojmë këtë bezdi për të parandaluar një kosto të tepërt për ekonominë e çdokujt e shëndetin.

Isha shumë i lumtur që maska niuk ishte e detyrueshme në asnjë vend, me ekspertët thoja aman në ajër të pastër të mjaftohemi me distancat. Por, arsyeja që e sjell kudo, është se një pjesë sado e vogël që nuk e mban e bën dëmin. Besoj se do kemi mirëkuptimin e njerëzve në këtë proces”, u shpreh Rama.

Të fundit