Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Mazhoranca socialiste organizatë kriminale”, Rama i përgjigjet Metës: Turp dhe sëkëlldi! Presidenti ka dalë nga shinat

“Mazhoranca socialiste organizatë kriminale”, Rama i

Kryeministri Rama ka komentuar deklaratën e Presidentit Meta se mazhoranca socialiste është kthyer në një organizatë kriminale.

Në një prononcim për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit e PS-së në qarqe, Rama e cilësoi si fatkeqësi përshkallëzimin e dhunës verbale nga Meta.

Sipas Ramës, “është e turpshme që në zyrën e Presidentit kemi një individ që ka dalë nga shinat, duke vendosur veten dhe institucionin në funksion të një force të degraduar”, siç është LSI.

“Është një nderi i madh për ne që ju ndiqni çdo mbledhje që bëjmë tek PS.

Është vërtetë fatkeqësi që përshkallëzimi i dhunës verbale dhe i marrëzisë nga ana e Ilir Metës po ndodh shumë përpara kohe në një kuptim. Nuk e di ku do shkojë kaq herët sa ka filluar.

Nuk është hera e parë, por që realisht është shumë e turpshme dhe shumë sekëlldisëse që të kemi një individ në zyrën e Presidentit që ka dalë nga shinat, duke vendosur veten dhe institucionin në funksion të një force të degraduar, siç është partia nga e cila vjen dhe drejt të cilës shkon”, ka thënë Rama.

Të fundit