Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mazhoranca zvarrit vendimin, lë jashtë rendit të ditës në Kuvend imunitetin e Ballukut

Mazhoranca zvarrit vendimin, lë jashtë rendit të ditës
Kërkesa për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tashmë të shkarkuar nuk është përfshirë në rendin e ditës të seancës plenare të ditës së enjte, duke shtyrë sërish përballjen parlamentare mbi këtë çështje.

Në krahun tjetër, opozita ka paraqitur raportin e saj paralel, ku kërkon heqjen e imunitetit për t’i hapur rrugë arrestimit nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Sipas opozitës, mosparaqitja e raportit nga mazhoranca përbën një manovër për të zvarritur procedurën parlamentare dhe për të shmangur votimin në seancë plenare.

Në qendër të debatit është afati tremujor i parashikuar në praktikën parlamentare, pas të cilit kërkesa e prokurorisë konsiderohet e rrëzuar nëse Kuvendi nuk shprehet. Opozita akuzon se kryeministri Edi Rama synon pikërisht tejkalimin e këtij afati, duke e lënë kërkesën e SPAK pa votim.

Nga ana tjetër, mazhoranca nuk ka dhënë ende një shpjegim publik mbi arsyet e mosfutjes së çështjes në rendin e ditës, ndërsa procedura mbetet e pezulluar në nivel komisionesh.

Mazhoranca zvarrit vendimin, lë jashtë rendit të ditës

 

Të fundit