Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Mbahet në Tiranë mbledhja speciale e ECAC, Balluku: Shqipëria, hapa të rëndësishëm për zhvillimin e Aviacionit Civil

Është mbajtur në Tiranë Mbledhja Speciale e 70-të e Drejtorëve të Përgjithshëm të Aviacionit Civil të Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil (ECAC), me pjesëmarrjen e 44 shteteve anëtare. Ky takim u kryesua nga Presidenti i ECAC dhe krahas Drejtorëve të Përgjithshëm, ishin të pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i ICAO-s, Drejtori Ekzekutiv i EASA dhe Drejtori i Përgjithshëm i EUROCONTROL, si dhe përfaqësuesit më të lartë të organizatave ndërkombëtare në fushën e aviacionit civil.
Takimi u përshëndet edhe nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila në fjalën e mbajtur e vuri theksin tek situata në të cilën ndodhet sektori i aviacionit si pasojë e pandemisë së Covid-19, si dhe tek nevoja e bashkëpunimit mes vendeve anëtare për të kapërcyer këtë fazë.
Pandemia, u shpreh Balluku, goditi rëndë të gjithë industrinë e aviacionit, ku pezullimi i fluturimeve krijoi vështirësi në komunikimet dhe shkëmbimet mes vendeve, por njëkohësisht dëmtoi rëndë financat për të gjithë punonjësit e sektorit. Me lehtësimin e masave, ka nisur edhe rimëkëmbja e aviacionit. Në këtë pikë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, solli në vëmendje të dhënat sa i takon trafikut ajror në Shqipëri gjatë këtij sezoni turistik.
“Nga fillimi i korrikut 2021 trafiku ajror në Republikën e Shqipërisë ka tejkaluar edhe parashikimet që ne kemi pasur, duke arritur në nivele më të larta se viti 2019, çka na bën shpresëplotë se duke punuar të gjithë së bashku dhe duke gjetur mënyra të reja alternative, për t’i dhënë zgjidhje çdo lloj pengese, ne mund të arrijmë edhe një herë në ato nivele se ku ishim më parë”, u shpreh Balluku.
Edhe pse në një vit të vështirë, theksoi Balluku, Qeveria Shqiptare vijoi investimet në aviacion duke bërë të mundur vendosjen në funksion të aeroportit të dytë ndërkombëtar, atë të Kukësit, si dhe avancoi me procedurat sa i takon ndërtimit të aeroportit të Vlorës dhe atij të Sarandës.
“Ne morëm një vendim që, pavarësisht situatës së pandemisë të vazhdonim me ato mundësi që kishim, sigurisht të moderuara, investimet që kishim nisur në fushën e aviacionit. Në Prill të këtij viti ne arritëm këtu në Shqipëri të hapim aeroportin ndërkombëtar të Kukësit, një aeroport i cili u ndërtua me konceptin jo thjesht të një aeroporti për Shqipërinë, por të një aeroporti rajonal. Ndërkohë që pandemia nuk kishte fund, ne kishim nisur një garë ndërkombëtare për aeroportin më të madh ndërkombëtar në Shqipëri, atë të Vlorës. Pas shumë studimesh fizibiliteti, studimesh ambientale, vendosëm që të hapnim këtë garë për të ngritur aeroportin më të madh ndërkombëtar në Shqipëri, i cili nuk do të mbulojë vetëm fushën e aviacionit civil dhe transportit të pasagjerëve, siç ne deri sot kemi në Tiranë apo në Kukës, por edhe dy komponentë të tjerë të rëndësishëm të aviacionit, që janë shërbimet kargo dhe shërbimet e mirëmbajtjes së avionëve”, deklaroi Balluku.
Për Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, të gjitha këto investime do të krijojnë mundësinë që Shqipëria të ketë katër porta ajrore, duke i dhënë hov zhvillimit ekonomik e turistik të vendit.
“Me normalizimin e situatës, me përmirësimin e kushteve, me rikthimin e të gjitha fluturimeve, ashtu siç ne i kishim më parë dhe pse jo siç pamë dhe gjatë këtij sezoni, duke pasur edhe më shumë trafik se në vitin 2019, ne do t’ja dalim që t’i japim Shqipërisë atë që ka më shumë nevojë një vend europian. Një vend i përparuar nuk ka sesi ecën më tej, nuk ka sesi përmbush kushtet, pa pasur një industri aviacioni të mirëfilltë, pa pasur një rrjet aviacioni, i cili do t’i përgjigjej të gjitha kërkesave që qytetarët e këtij vendi, apo vizitorët kanë”, theksoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Mbledhja Speciale e Drejtorëve të Përgjithshëm të ECAC organizohet çdo vit në kuadër të takimeve të nivelit të lartë nga Konferenca e Aviacionit Civil Europian , njohur si ECAC, dhe si një nga organizatat më jetëgjata në Europë. Aktualisht pjesë e saj janë 44 shtete anëtare, të cilat adresojnë tematikat e sigurisë, lehtësimit, parrezikshmërisë, mjedisit, ekonomisë dhe aspektit rregullator.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38