Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mbërrijnë 100 mijë vaksina AstraZeneca, Manastirliu: Janë ndihmë nga Greqia

Mbërrijnë 100 mijë vaksina AstraZeneca, Manastirliu: Janë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në vendin tonë kanë mbërritur 100 mijë vaksina nga AstraZeneca. Ato vijnë si pjesë e mbështetjes së Greqisë. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Sipas saj, janë mbi 1.2 milionë vaksina anti-covid të mbërritura në Shqipëri deri tani. Në vendin tonë janë vaksinuar mbi 1 milionë qytetarë. Procesi i imunizimit është shtrirë edhe në banesa, për personat që nuk kanë mundësi të shkojnë në qëndrat e vaksinimit.

“100,000 doza të vaksinës AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik, falë solidaritetit dhe mbështetjes së qeverisë së Republikës së Greqisë për Shqipërinë”, shkruan Manastirliu në postimin e saj.

Të fundit