Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mbërrijnë 38 mijë vaksina, Rama: Nga nesër vaksinohen mësuesit, doza për mjekët e Kosovës në Kukës

Mbërrijnë 38 mijë vaksina, Rama: Nga nesër vaksinohen

Kryeministri Edi Rama deklaron se me mbërritjen e 38.400 vaksina të AstraZeneka-s në Shqipëri, nga nesër do të nisë vaksinimi i mësuesve dhe i pedagogëve.

Nga Rinasi, ku priti këtë sasi vaksinash, i shoqëruar nga ministrat Ogerta Manastirliu, Rama tha se shkollat në të gjithë vendin do kthehen në pika vaksinimi, ndërsa do të ofrohen vaksina edhe për mjekët e infermierët e spitaleve Covid në Kosovë.

Nesër do nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve dhe pedagogëve. Do ta shtrijmë me shpejtësi në të gjithë vendin duke i kthyer shkollat në pika vaksinimi me një pjesë të konsiderueshme, ndërkohë presim së shpejti një tjetër sasi edhe më të konsiderueshëm.

Me Astrazeneka presim edhe rreth 60 mijë doza  që do jenë në prill. Me Pfizer kemi një 30 mijëshe tjetër në prill.

Ideja është që të kemi një vaksinim intensiv që të thyejmë sa më shumë zinxhirin e infektimeve duke e lehtësuar sezonin turistik, ndërkohë që jemi gati nga nesër të organizohemi me Kosovën për ti dhënë mundësi mjekëve dhe infermiereve të spitaleve Covid, duke nisur nga ai i Prishtinës që të vaksinohen në Kukës.

I presim vëllazërisht që nesër për ta bërë të mundur nëse dëshirojnë që edhe në Kosovë të thyhet kjo pengesë e tmerrshme e mungesës së dozës së parë dhe më tutje shpresoj që Kosova të ketë dozat e saj”, u shpreh Rama.

Të fundit