Flash News


Ditari i Maxhorancës

Mbërrijnë në Rinas 192.000 vaksina kineze, Rama: Brenda 60 ditësh marrim gjysmë milioni

Mbërrijnë në Rinas 192.000 vaksina kineze, Rama: Brenda 60

Kanë mbërritur nga Turqia në aeroportin ‘Nënë Tereza’ 192.000 dozat e vaksinës kineze “Sinovac”.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se brenda dy muajsh do të ketë 1.2 milion doza më shumë për të filluar vaksinimin intensiv në gjithë vendin.

Sot ne sjellim në Shqipëri 192 mijë doza, dhe brenda 60 ditësh por me një kalendar më të shpejtë se sa 60 ditë do të kemi 1.2 milion doza +. Gjë që na mundëson që menjëherë të shtrijmë vaksinimin në gjithë territorin sipas planit, dhe të nisim proces intensiv.

Objektivi ynë është që deri në fund të muajit qershor, por me sigurisht tolerancë e them fundin e muajit qershor, duam brenda majit të kemi vaksinuar gjysmë milion qytetarë”, tha Rama nga Rinasi.

 

 

Të fundit