Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë

Mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Veliaj u paraqit këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme, ku u zhvillua seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit. Ai kishte kërkuar ndryshimin e masës aktuale, por trupi gjykues vendosi ta lërë atë në fuqi.

Kryebashkiaku i Tiranës ishte i pranishëm fizikisht në sallën e GJKKO-së, ndërsa Prokuroria e Posaçme u përfaqësua nga dy prokurorët, Altin Dumani dhe Ols Dado.

Hetimet e SPAK ndaj Erion Veliajt përfunduan më 10 shtator 2025, ndërsa arrestimi i tij u krye më 10 shkurt 2025. Për gjykim janë dërguar gjithashtu bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si dhe 28 persona dhe shoqëri të tjera të përfshira në të njëjtën dosje.

SPAK ka ngritur ndaj Veliajt 13 akuza, mes të cilave korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim dhe fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në ambientet e burgut.  

Të fundit