Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mbeti jashtë Parlamentit, Ervin Bushati: Ndodh që kapiteni të marrë goditje

Mbeti jashtë Parlamentit, Ervin Bushati: Ndodh që kapiteni të

Kryetari i PS-së për Tiranën, Ervin Bushati në zgjedhjet e 25 Prillit mori 2837 dhe ndonëse renditej i treti në listë, nuk mundi të futej në Parlament, pasi mandatin e mori Ornaldo Rakipi. Rakipi renditej i 30-ti në listën e Tiranës, por theu herësin pasi siguroi
15658 vota.

I pyetur nga gazetarët para Parlamentit, Bushati tha se fitorja e PS-së është dhe fitorja e tij. Por, sipas tij, ndodh ndonjëherë që dhe kapiteni të marrë goditje.

“Jemi në politikë për të bërë punën dhe në fund të ditës të jemi krenar për atë që kemi arritur. Fitorja e PS është dhe fitorja ime, ndodh ndonjëherë që dhe kapiteni mund të marrë ndonjë goditje më shumë se të tjerët. Ne betejën e kishim me opozitën dhe fituam. Peshën kryesore e mbajti PS e Tiranës”, tha Bushati.

Ai u shpreh se është historike rezultati i ekipit të Tiranës dhe se mund të siguronin dhe 20 mandate, por kanë dalë shumë vota të pavlefshme.

Të fundit