Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mbeti jashtë parlamentit, Rama bën gati një ‘ministri’ për Ilir Beqajn

Mbeti jashtë parlamentit, Rama bën gati një

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, i cili në zgjedhjet e 25 prillit mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk fitoi dot mandatin e deputetit në qarkun e Shkodrës ku kandidoi pritet të jetë në krye të një agjencie të re.

Sipas Lapsi.al bëhet fjalë për Agjencinë Shtetërore të Planifikimit Strategjik dhe Ndihmës së Huaj

Deri më tani nuk është publikuar vendimi për miratimin e kësaj agjencie të re, e cila është e dyta pas asaj për Mediat dhe Informacionin.

Të njëjta burime sqaruan se emri më i përfolur për t’u vënë në krye të kësaj agjencie është ai i Ilir Beqajt, edhe pse zyrtarizimi nuk është bërë ende. Miratimi i agjencisë së re ku do të përqendrohen të gjitha fondet prej donatorëve dhe ndihmës së huaj, përfshi këtu edhe ato që vijnë prej Bashkimit Europian në kuadër të procesit të integrimit, ishte parashikuar të bëhej që në mbledhjen e parë të qeverisë “Rama 3”.

Projekti u kundërshtua nga strukturat e Delegacionit të BE-së në Tiranë, të cilat dolën kundër centralizimit të kësaj mbështetje në një dorë të vetme. Për nga rëndësia dhe buxheti agjencia është gati si një ministri e re. Me sa duket javë pas jave gjërat nisën të lëviznin dhe ndoshta u gjet një dakordësi mes qeverisë shqiptare dhe BE-së.

Të fundit