Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mbeti pa asnjë post në PS, reagon për herë të parë Arben Ahmetaj: Nuk kam frikë nga SPAK

Mbeti pa asnjë post në PS, reagon për herë të parë

Arben Ahmetaj flet për herë të parë për mediat pasi kryeministri Edi Rama e ‘zhveshi’ nga të gjitha postet në PS, duke mbajtur vetëm postin e deputetit.

Duke folur për Vizion Plus, vendimin e Kryesisë së PS për t’i hequr së fundmi edhe drejtimin politik të qarkut të Vlorës, Arben Ahmetaj thotë se e priti me kënaqësi.

Ndërkohë, lidhur me shkarkimin në korrik nga posti i zëvendëskryeministrit dhe si ministër shteti për rindërtimin, Arben Ahmetaj thotë se është proces i zakonshëm riorganizimi.

“Me shumë kënaqësi. Riorganizimi është normal, ndodh shpesh, ka ndodhur, do të ndodhi, nuk ka ndonjë gjë të re”, tha i prerë ai.

I pyetur nëse zhveshja e tij nga çdo funksion qeveritar dhe partiak nënkupton një distancim të mazhorancës qeverisëse, Arben Ahmetaj tha se ai dhe Partia Socialiste janë një.

Unë dhe Partia Socialiste dhe të gjithë kolegët jemi një. Këto janë vetëm telenovela, por si duket nuk ka lajme, ka nga këto lajme kështu, që nuk e ngrefin dhe ndoshta ju kërkoni këto lajmet e vogla që ndoshta e ngrehin”, shton Ahmetaj.

Në intervistën për Vizion Plus, ish numri dy i qeverisë e përjashtoi mundësinë se mosmbajtja e asnjë detyre kryesore lidhet me aferën korruptive të inceneratorëve.

Çfarë lidhje kam unë me inceneratorët. Ato janë vepra në ndërtim, çfarë kë ketë lidhje,

PD e LSI emrin kanë përmendur, edhe tëndin, edhe të të gjithëve. Unë nuk dua t’ia di se kush e përmend emrin tim, nuk është se më emocionon ndonjë gjë. Është çështje që është në diskutim në institucionet përkatëse. Ju doni të bashkoni pika që nuk ekzistojnë”, tha Ahmetaj.

 

Të fundit