Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mbi 100 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat, sa vaksina do të vijnë brenda majit

Mbi 100 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat, sa
Foto ilustruese

Deri më tani mbi 100 mijë qytetarë e kanë marrë edhe dozën e dytë, ndërsa në total janë kryer 518,679 vaksinime. Gjatë muajit maj pritet të mbërrijnë 99 mijë doza nga Pfizer. Kështu bëri me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës në Kuvend.

“Sot janë rreth 100 mijë qytetarë që i kanë kryer të dy dozat e vaksinës, duke siguruar një mbrojtje më të mirë nga virusi i rrezikshëm. Kemi mbi 730 mijë doza vaksinash që kanë mbërritur në vend. Dhe përgjatë kësaj jave do të kemi edhe 11 mijë e 700 doza vaksine Pfizer, të cilat priten të vijnë. Sikundër vijojmë të furnizohemi përgjatë muajit maj me 99 mijë doza vaksine nga kontrata jonë me Pfizer, instrumentin e Covax”, tha Manastirliu.

Ajo nënviozi se situata epidemiologjike në vend paraqitet e kontrolluar, por vuri theksin te rëndësia e respektimit të masave anti-Covid. Sot pritet të miratohen në Kuvend disa akte normative për të siguruar sasi të tjera Sinovac.

Të fundit