Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mbi 1000 familje të përmbytura, Rama jep leksione: Durimi i domosdoshëm, shiu nuk ndalet me shpifje

Mbi 1000 familje të përmbytura, Rama jep leksione: Durimi i

Edhe pse prej 4 ditësh, vendi është goditur nga përmbytje masive që kanë sjellë dëme të konsiderueshme, kryeministri Rama iu ka ofruar qytetarëve të kenë durim.

Mes kaosit të krijuar në 4 qarqe të vendit, Rama u shpreh nga mbledhja e Komitetit të Emergjencave se shiu nuk ndalet me shpifje e as me protesta, duke relativizuar situatën me rajonin.

Rama: Durimi është i domosdoshëm. E di që fjala durim mund t’i tingëllojë shumëkujt si një cingërimë e tepërt në vesh, por durimi është i domosdoshëm kur ajo që po përjetojmë nuk është thjesht mot i keq. Shiu nuk ndalet me shpifje, si ato se nuk punojnë hidrovoret; lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta, si ato kundër ndërtimeve në territore shumë vulnerabël. Reagimet ushqejmë nervozizëm, në një situatë si kjo nuk kërkohen fajtorë imagjinarë, por ndihmohen njerëzit realë. Nuk kanë nevojë për shpifje dhe teori, por mbështetje dhe bashkim forcash. Kjo situatë nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, por nga Italia në Greqi, Mali i Zi e Kosovë, e deri në Turqi. I njëjti i ftohtë, I njëjti shi, kanë krijuar të njëjtën situatë  të rënduar. Ndryshimi klimatik nuk do të thotë vetëm verë e nxehtë, por edhe mot më ekstrem. Më shumë thatësira dhe më shumë zjarre e më shumë përmbytje, është klima ku jetojmë. Kur vazhdojmë hedhim plehrat e kur i vëmë zjarrin pyjeve, pasojat rriten më shumë. Deri tani janë 1587 banesa me praninë e ujit. Janë evakuar 51 familje. Sasia e reshjeve ka qenë e jashtëzakonshme, më shumë sesa sasia mesatare që bie gjatë gjithë muajit.

Të fundit