Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mbi 600,000 shqiptarë me karta ID të skaduara, Gjiknuri: Vlefshmëria do shtyhet vetëm për diasporën

Mbi 600,000 shqiptarë me karta ID të skaduara, Gjiknuri:

Qeveria do të shtyjë vlefshmërinë e kartave dhe pasaportave për shqiptarët e diasporës, duke i lejuar që ata të votojnë përmes postës edhe me dokumente të skaduara. 

Lajmi u konfirmua nga Sekretari për çështjet zgjedhore në PS Damian Gjiknuri për Report TV, duke shtuar se kjo nuk do të lejohet për zgjedhësit këtu në Shqipëri.


“Nuk është logjike që Kodi Zgjedhor të flasë për vlefshmërinë e kartave të identitetit, pasi mund të shtyhet me të njëjtin akt që është miratuar, nuk mund të përzihen ligje që s’kanë lidhje me njëri-tjetrin. Ne e kemi vullnetin dhe do të bëhet fakt. Qeveria do të shtyjë përmes një akti normativ vlefshmërinë e të gjitha kartave apo pasaportave shqiptare që kanë skaduar për të gjithë ata zgjedhës jashtë vendit që janë regjistruar në listën e zgjedhësve nga jashtë.

Nuk do të vlejë për zgjedhësit këtu në Shqipëri, sepse këta e kanë pasur të gjithë mundësinë. Është shtyrë disa herë dhe e kanë bërë dhe pak mund të kenë ngelur pa i marrë. Sa herë ka shtyrje të tilla, ke edhe kritika nga institucionet partnere dhe Bashkimi Evropian.
Kujtojmë se Ilirian Celibashi, kreu i KQZ i bëri thirrje qeverisë për vlefshmërinë  e dokumentave të indentifikimit në mënyrë që 600.000 shqiptarë të diasporës të cilët janë pa dokumenta të kenë mundësinë të votojnë në zgjedhjet që do të mbahen në 11 Maj.

Të fundit