Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mbi 950 mijë vaksinime deri tani, Manastirliu-qytetarëve: Paraqituni me kartë identiteti deri në orën 20:00 për të kryer vaksinën

Mbi 950 mijë vaksinime deri tani, Manastirliu-qytetarëve: Paraqituni

Ka shkuar mbi 950 mijë numri total i vaksinimeve të kryera në vendin tonë. Shifrën e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale.

Teksa sot vijon dita e dytë e procesit të vaksinimit masiv për të gjithë personat mbi moshën +18 vjeç, Manastirliu iu ka bërë thirrje qytetarëve që të paraqiten me kartë identiteti në pikën më të afërt dhe të kryejnë vaksinën anti-Covid.

Sot përfundon procesi i vaksinimit masiv dhe qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura deri në orën 20:00.

Postimi i ministres Manastirliu:

Dita II e vaksinimit masiv +18 vjeç.
Paraqitu me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit në qytetin tuaj. Qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura deri në orën 20:00
*** Mbi 950 mijë vaksinime të kryera.

Të fundit