Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mbi një orë mbledhje në PS, zbardhen porositë e Ramës për socialistët

Mbi një orë mbledhje në PS, zbardhen porositë e Ramës

Ka mbaruar pas rreth një orë e gjysmë mbledhja në selinë rozë, mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të qarkut të Tiranës, por dhe ministrat dhe kreun e Grupit Parlamentar. 

Mësohet se në mbledhje Rama ka kërkuar rienergjizim të PS në Tiranë, komunikimi me njerëzit dhe adresimin e problematikave të njësive.

‘Do vazhdojmë takimet për të qënë gati për zgjedhje në çdo kohë’, mësohet se është thënë në këtë mbledhje nga Rama.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn pak dite me pare ndryshoi dinamikën dhe rrjedhjen e ngjarjeve sa i përket fatit të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranë.

Sakaq, zgjedhjet e pjesshme në 5 bashkitë e tjera pritet të mbahen me 9 nëntor. 

 

 

Të fundit