Flash News
Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr
U vetplagos me armë zjarri, e pëson 45-vjeçari
GJKKO zgjat masën e sigurisë “arrest me burg” për anëtarin e organizatës së Suel Çelës
Bazat detare për oligarkët/ Berisha: Pronat e ushtrisë e bënë Bajram Haramin President
Socialistët refuzojnë dy amendamentet e Berishës për projektbuxhetin 2025
Mbledhja e grupit të PS, Çuçi nxjerr socialistët në terren: Konsiderojeni periudhë fushate
Bledi Çuçi mblodhi sot grupin parlamentar të PS, ku kërkoi që socialistët të dalin në terren sipas zonave respektive.
Çuçi tha në mbledhje se duhet ta konsiderojnë si një periudhë fushate duke filluar nga dje, pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare.
“Duhet një prezencë e shtuar fizike në terren sipas zonave tuaja. Konsiderojeni këtë si një periudhë fushate duke nisur që nga dje. Është shumë e rëndësishme që procesin zgjedhor brenda partisë ta ndjekim personalisht. Ka nevojë për ritëm të shtuar për të kapur afatet”, u shpreh Çuçi.
Sa i përket Amnistisë Penale, Çuçi tha se do të shqyrtohen nëpër komisione gjatë kësaj jave amendamentet që janë propozuar në mënyrë që projektligji të shkojë për votim në seancën e javës së ardhshme.