Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mblidhet grupi i PS për fatin e Ballukut, Rama: Sot po sprovohet aftësia jonë udhëheqëse

Mblidhet grupi i PS për fatin e Ballukut, Rama: Sot po sprovohet

Është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Socialiste për të vendosur sot për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Në fjalën e tij hyrëse, Rama tha se qeveria e tij ndodhet sot në një udhëkryq të ri duke u sprovuar në aftësinë udhëheqëse.

“Udhëkryqi që ndodhemi sot paraqet sipas meje disa rreziqe. Ndryshe vendi rrezikon të bëjë vendnumëro duke humbur kohë dhe mundësi që ka pasur ndonjëherë në dispozicion për t’u ngjitur më në fund aty ku e meritojnë gjerat  e tjera. Rreziku që të bëhemi irrelevant, është real.

Le ta nisim nga vetja, sepse e vërteta është që ky nuk është udhëkryq dilemash strategjike, është mjegullash botëkuptimore dhe erërash artificiale që rrezikojnë të na ngatërrojnë me këmbët tona, gjë që ka ndodhur më parë, dhe u ka ndodhur më parë edhe të tjera vendeve apo partive të mëdha kur kanë ngatërruar sensin e madhësisë dhe forcës së tyre me peshën e përgjegjësisë së tyre.

Sot po sprovohet faktikisht aftësia jonë udhëheqëse, pjekuria politike e shoqërore, e para e familjes sonë politike dhe vendit, kur duhet të ngjitemi ende më lart”, deklaroi Rama.

Kujtojmë se PS në mbledhjen e fundit të Këshillit të Imuniteteve nuk pranoi të miratojë kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut. Kreu i grupit të PS Taulant Balla tha se ishte i mjaftueshëm hetimi ndaj Ballukut dhe nuk ka nevojë që t’i hiqet imuniteti i deputetes.

Të fundit