Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mbrojtja e territorit, Çuçi: Dhunuesit ta harrojnë celularin e ministrit të Brendshëm

Mbrojtja e territorit, Çuçi: Dhunuesit ta harrojnë
Bledi Çuç

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi foli për abuzimet në territorin e Shqipërisë, ku kërkoi nga strukturat e policisë që të punojnë në koordinuar, e cila sipas tij, duhet të kontrollojë çdo centimetër katror.

Në një aktivitet, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Çuçi  paralajmëroi se ndërtuesit pa leje do të dënohen deri në 15 vite burg.

Ai tha se Policia e Shtetit do ketë hartën e lejeve të ndërtimeve në gjithë vendin dhe do të ushtrojë kontrolle. Gjithashtu paralajmëroi se kushdo që abuzon me mjedisin apo 'dhunon' territorin nuk do të tolerohen.

Në aktivitetin e sotëm qeveria kërkoi që mbrojtja e territorit nga ndërtimet pa leje, prekja e pyjeve, lumenjve, liqeneve dhe zonat e mbrojtura natyrore e kulturore, të bëhen prioritet për Policinë e Shtetit.

"Ende nuk kemi bërë aq sa duhet për sa i takon koordinimi të të gjitha strukturave. Ende punojmë si ishujt të pavarur të pakoordinuar me strukturat e policisë.  Mendoj që ka ardhur koha që policia duhet konsideruar si një e vetme në kuptimin e vendosjes së kontrollit mbi territorin.

Përgjegjësi mbi çdo vepër penale duhet ta ketë dhe do ta ketë edhe në realitet tashmë Policia e Shtetit, e cila duhet të kontrollojë çdo centimetër katror në territorin e Shqipërisë. Duhet të ketë grupe të përbashkëta me punonjësin që ka në ngarkim territorin me inspektorin që përgjigjet për mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen e pyjeve apo inspektorin e mbrojtjes së territorit.  

Dua t'i kujtoj të gjithë ata dhunues se do të përballen me forcen e ligjit, ta harrojnë celularin e ministrit të Brendshëm. Sado i pasur të jetë nuk do të tolerohet më dhunë mbi territorin e Republikës së Shqipërisë", tha Çuçi.

 

Të fundit