Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mbyllen shkollat në vend, Kushi njofton vendimin

Mbyllen shkollat në vend, Kushi njofton vendimin

Ministria e Arsimit ka vendosur që të mbyllë shkollat javën e ardhshme. Vendimi sipas ministres Evis Kushi, vjen pas parashikimeve që temperaturat do të zbresin në -17 gradë celsius dhe rrjedhimisht rrezikohet shëndeti i fëmijëve dhe nxënësve.

Në këto kushte, ministrja njofton se javën e ardhshme, nga e hëna deri të enjten shkollat do të jenë të mbyllura. Orët humbura do të zëvendësohen në vijim, bën me dije Kushi.

Kjo e fundit nënvizon se vendimi do të rishikohet në rast se parashikimet nuk dalin të sakta dhe temperaturat do të jenë më të pranueshme.

“Dua t'ju njoftoj se sot në MAS kemi marrë një vendim të rëndësishëm që lidhet me procesin mësimor të shkollave tona në fillim të javës së ardhshme. Sipas parashikimeve meteorologjike, në ditët në vijim priten temperatura tepër të ulëta, të cilat janë temperatura të jashtëzakonshme për një vend si i yni.

Madje në disa zona do të arrijë deri në - 17 gradë celsius. Për këtë arsye, duke qenë se prioriteti ynë absolut në çdo kohë është shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve tanë, kemi vendosur që shkollat të mbyllen javën e ardhshme, nga dita e hënë deri të mërkurën, dhe orët e humbura do të zëvendësohen në vijim pas një njoftimi të dytë në bashkëpunim me zyrat vendore arsimore”, shkruan ndër të tjera Kushi.

Të fundit