Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Mbyllet faza e parë për riatdhesimin e shqiptarëve të ngujuar në Al-Hol", Rama: Kemi identifikuar të gjithë fëmijët

"Mbyllet faza e parë për riatdhesimin e shqiptarëve të
Kryeministri Rama

Gjatë një prononcimi për mediat, menjëherë pas zbritjes në tokën shqiptare, kryeministri Rama është shprehur se me kthimin e 5 personave nga kampi i Al-holit, 4 prej të cilëve fëmijë, është mbyllur faza e parë e një operacioni të ngatërruar.

Rama theksoi se janë identifikuar të gjithë fëmijët shqiptar dhe se po punohet që herët a vonë të kthehen në atdhe.

“Faleminderit që keni ardhur. Është një arsye e pazakonshëm. Më vjen shumë mirë që kemi mbyllur fazën e parë të një operacioni të ngatërruar, por të sukesëshëm. Janë shtruar bazat për një hap të dytë.

Fëmijët e tjerë janë identifikuar. Janë bërë një pjesë e mirë e kontakteve dhe intervistave dhe besoj që herët a vonë do të kthehen në Shqipëri”, tha Rama.

I pyetur se sa është numri i fëmijëve me nënshtetësi shqiptare të identifikuar në kamp, Rama nuk ka dhënë një shifër konkrete duke thënë se është një kategori shumë delikate dhe publikimi i shifrave mund t’i vendos në rrezik.

“Është një kategori shumë delikate dhe nuk mund të japim një numër fiks. Jo se nuk e kemi, por në numrin e këtyre fëmijëve kemi disa që janë me një prindër të gatshëm kemi nga ata që janë me prindër jo të gatshëm dhe nuk duam të vëmë në rrezik jetët e tyre”, tha Rama.

Të fundit