Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mbyllet procesi i Këshillimit Kombëtar, Rama: Ka pasur një sërë vrejtjesh

Mbyllet procesi i Këshillimit Kombëtar, Rama: Ka pasur një

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është mbyllur procesi i Këshillimit Kombëtar. Në një konferencë për mediat së bashku me drejtoreshën e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano, Rama tha se rezultati pozitiv i kësaj nismë ishte pjesmarrja e lartë.

Gjithashtu bëri me dije se pyetësorët janë plotësuar nga 563.195 qytetarë. Kryeministri shtoi se ka pasur një sërë vrejtjesh dhe ankesash nga qytetarët, duke shtuar se do të analizohen për të vendosur sesi do të vijohet më tej.

“Kemi vazhduar të kemi shumë pjesëmarrje dhe e kemi mbyllur Këshillimin Kombëtar me një shifër që na ka surprizuar dhe ne vetë, mbi gjysëm milionë qytetarë. Jam këtu me Drejtoreshën e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, agjencia ka organizuar dhe drejtuar procesin dhe fal përfshirjes së Instatit si një shërbim për këtë proces, me cilësi kemi arritur që ta përfundojmë Këshillimin Kombëtar me një rezultat pozitiv.

Rezultati pozitiv është pjesëmarrja. Si hera e parë ishte me shumë të panjohura dhe për ne, por ajo që është më e rëndësishmja tani është që të gjithë atyre qytetarëve që morën pjesë t’u kthejmë besimin dhe t’u japim mbrapsht atë që meritojnë, përkushtimin tonë që zëri i tyre të dëgjohet me respekt dhe që opinionet e tyre të kthehen në plane zbatimi në atë drejtim që ata na kanë orientuar.

Kjo është A-ja në mënyrë që procesi i Këshillimit Kombëtar të rritet dhe të përfshijë sa më shumë qytetarë duke ruajtur konfidencialitetin. Ne kemi bërë një proces për t’i dhënë të gjithëve mundësinë për tu shprehur pa asnjë lloj sikleti. Do të shohim dhe më tutje si do të vijojmë në këtë aspekt. Ka një sërë vrejtjesh dhe ankesash nga vetë qytetarët që na kanë bërë të mëndohemi dhe do t’i shohim me shumë vëmendje, si në formulimin e pyetjeve”, tha Rama.

 

Të fundit