Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mbyllet votimi në 6 bashki, Gjiknuri: Komisionerët të mos intimidohen, akuzat e PD? Tollovi politike

Mbyllet votimi në 6 bashki, Gjiknuri: Komisionerët të mos

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, ka folur në një deklaratë për mediet pas mbylljes së procesit të votimit. Gjiknuri foli në emër të socialistëve duke u shprehur i kënaqur nga ecuria, por me një pjesëmarrje të ulët.

“Procesi ka shkuar më së miri, me pak problem për shkak të kushteve natyrore në disa vend. me rëndësi është që nuk ka pasur probleme serioze sa i përket administrimit zgjedhor. Falënderoj edhe ata komisioner që bënë gjithçka për të kryer detyrën e tyre. PS është e kënaqur nga ecuria e këtij procesi, prisnim një pjesëmarrje më të lartë, por me rëndësi është që të gjithë e ushtruan të drejtën e tyre dhe shumë shpejt do të njohin rezultatin. I bëj thirrje të gjithë administratës zgjedhore se gjithçka duhet të shkojë sipas ligjit , të mos intimidohen nga deklarata politike, por të ushtrojnë detyrën e tyre sipas ligjit deri në fund”, tha Gjiknuri.

Sa i përket akuzave të PD-së për largimin e komisionerëve, Gjiknuri tha se çdo gjë është e përcaktuar në Kodin Zgjedhor dhe se është për të ardhur keq që PD nuk ka mundur dot të gjejë komisionerë.

“Fatkeqësisht mua më vjen keq që është krijuar një tollovi e kotë politike përsa i përket pretendimeve që komisionerët nuk u lejuan të ushtrojnë detyrën. Dhe ky pretendim erdhi nga një fraksion i opozitës dhe jo e gjithë opozita. Siç e ka bërë me dije edhe KQZ që e ka sqaruar shumë dhe unë dua ta përforcoj duke iu referuar Kodit Zgjedhor. Komisionerët emërohen sipas një procedure që ka përcaktuar ligji. Që të jesh komisioner duhet të jesh banor i bashkisë përkatëse. Pra, çdo shtetas i propozuar nga secila parti sipas kodit zgjedhor duhet të jetë banor i asaj zone. Nëse partia nuk është në gjendje të gjejë një komisioner banor të asaj zone, kjo nuk e pengon procesin zgjedhor. Një nga mekanizmat zhbllokues që janë përcaktuar në kod është që procesi i votimit vazhdon pavarësisht se janë ose jo 7 anëtarë. Në rastin në fjalë kemi pasur kuorum të plotë, madje PD ushtroi të drejtën e saj të ankimit pranë Komisionit të Ankimit të KQZ dhe aty u dha një zgjidhje për një pjesë të çështjes së sekretarëve. Janë pretendime të kota. Më vjen keq që PD është katandisur deri këtu sa nuk gjen komisioner. Ato janë sherrnajat e tyre të brendshme”, u shpreh Gjiknuri.

Të fundit