Flash News

E-TJERA

Mbyten dy 66-vjeçarë në det, njëri dyshohet se pësoi infarkt

Mbyten dy 66-vjeçarë në det, njëri dyshohet se pësoi

Dy viktima janë shënuar sot si pasojë e mbytjes në det. Një 66-vjeçar është mbytur në Himarë. Dyshohet se viktima ka pësuar një infarkt.

“Sot, rreth orës 17:33, shtetasit S. M., rreth 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Borshit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar policia e Himarës.

Ndërsa në Kavajë, po një 66-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është mbytur në det. Policia nuk jep detaje nga rrethanat.

“Sot, rreth orës 17:40, shtetasi V. N., 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Kavajës, dyshohet se është mbytur në ujë.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e Kavajës.

 

Të fundit