Flash News

Ditari i Maxhorancës

Me ftesë të Erdogan, Rama nis vizitë dy-ditore në Turqi

Me ftesë të Erdogan, Rama nis vizitë dy-ditore në Turqi
Edi Rama dhe presidneti turk Rexhep Tajip Erdogan

Kryeministri shqiptar Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi në 6 janar me ftesë të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, njofton Drejtoria e Komunikimit në Turqi.

Në një deklaratë zyrtare, drejtoria tha se marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Shqipërisë si dhe hapat për të përmirësuar bashkëpunimin do të diskutohen gjatë bisedimeve në vizitën dy ditore më 6 dhe 7 janar, raporton AA.

Gjatë takimeve, do të shkëmbehen mendime mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe lidhjet dypalëshe, thuhet në deklaratë.

Të fundit