Flash News

Ditari i Maxhorancës

Me kë do negocioni për presidentin pas shkarkimit të Alibeajt? Balla: S’mund të komentoj fierakët

Me kë do negocioni për presidentin pas shkarkimit të Alibeajt?

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ishte në Fier, ku uroi festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë. Ai u pyet nga gazetarët se me kë do të negociojë PS, tashmë që Enkelejd Alibeaj nuk është më kryetar i grupit demokrat.

Kujtojmë se ai u shkarkua në Kuvendin e ditës së shtunë. Balla u shpreh se nuk mund të komentojë nga Fieri për një fierak, duke iu referuar Enkelejd Alibeajt.

Ball aka paralajmëruar një takim me Alibeajn për çështjen e Presidentit të ri, por ende nuk është zhvilluar.

Gazetari: A mund t’ju bëj një pyetje politike zoti Balla?

Balla: Edhe këtu në xhami do ta shkelim!

Gazetari: Duke qenë se u shkarkua Enkelejd Alibeaj, me kë do negocioni për presidentin?

Balla: Zoti Alibeaj është me origjinë nga Fieri, ndaj dhe nuk mund të bëjë koment për fierakët.

 

Të fundit