Flash News

Ditari i Maxhorancës

2.5 herë më e shtrenjtë se Bypass i Tiranës, tërhiqet MIE: Anulohet tenderi për autostradën Milot-Fier

2.5 herë më e shtrenjtë se Bypass i Tiranës, tërhiqet
Foto Ilustruese

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës ka anuluar tenderin për rindërtimin e autostradës Milot-Fier. MIE argumenton se projekti është anuluar pasi oferta nuk përputhet me kriteret.

Kujtojmë se tenderi për rrugën ‘Milot-Fier’ u hap nga MIE në 1 korrik të këtij viti. Gjatë një interviste pak ditë më parë, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se gara për ndërtimin e rrugës Milot-Fier do të rihapej sërish.

Sipas Ballukut, oferta e paraqitur nga një kompani nuk plotësonte kriterin sa i takon afateve kohore për përfundimin e punimeve.

Në këto kushte, gara për ndërtimin e rrugës Milot-Fier do të rihapet sërish.

“Për rrugën Milot-Fier ne kemi pasur një ofertë të cilën e kemi këqyrur me shumë vëmendje duke qenë se ishte një ofertë shumë voluminoze. Oferta fatkeqësisht nuk është e vlefshme. Oferta teknike ka ardhur shumë e mirë, nga tavani 0.75 që ne kemi vendosur për kilometër, oferta ka ardhur me 0.62 euro për kilometër. Problemi është që nuk përmbushen kushtet teknike. Një nga kushtet teknike është koha e ndërtimit të këtij segmenti nga ne ka qenë e kërkuar, 60 muaj, ndërkohë që kompania që ka ofertuar ka ardhur me 96 muaj. Kjo e bën ofertën e pavlefshme pasi ka qenë një nga kriteret. Kështu që kompania ka dështuar pavarësisht ofertës së shkëlqyer financiare që solli për 0.62 euro për kilometër. Nuk e kemi një ofertë të qëndrueshme, kështu që Milot-Fier do rihapet për ti dhënë mundësi edhe një herë të gjitha kompanive të interesuara, konsorsiumeve që të marrin pjesë”, u shpreh Balluku për mediat në 2 dhjetor.

Të fundit