Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Më kontaktoni mua personalisht", Thirrja e Ramës: Kontribuoni me ide dhe projekte në punët e mandatit të tretë

"Më kontaktoni mua personalisht", Thirrja e Ramës:

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje të gjithë studentëve me rezultate të larta, jashtë shtetit apo brenda vendit, për të kontribuar në punët e Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka publikuar adresën e emailit që ka vënë në dispozicion dhe bën thirrje për të kontribuar me opinione, ide, projekte apo edhe gatishmërinë për t'u përfshirë drejtëpërdrejtë në punët e mëdha të mandatit të tretë, siç i konsideron ai.

Postimi i plotë:

gatipërshqipërinë@kryeministria.al
Kjo adresë është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri, të cilët kanë dëshirë të më kontaktojnë mua personalisht apo anëtarët e tjerë të kabinetit, për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtëpërdrejtë në punët e mëdha të Mandatit të Tretë

Të fundit