Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Më kujtoi kohën kur vinte sekretari i partisë”/ Rama bën batuta, si reagon Yuri Kim

“Më kujtoi kohën kur vinte sekretari i partisë”/ Rama

Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta gjatë një takimi me përfaqësues të Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku e pranishme ishte edhe ambasadorja e SHBA Yuri Kim.

Ai shkaktoi të qeshura në sallë, kur ironizoi fjalimin e rektorit të universitetit duke e krahësuar me deklaratat që bëheshin në kohën e komunizmit në Shqipëri përballë sekretarit të partisë. Më pas nuk mungoi as reagimi i kryediplomates amerikane.

Rama: Na vjen mirë që jemi të gjithë bashkë këtu. Më pëlqeu shumë ajo që tha rektori ju garantojmë zonja ambasadore.

Më kujtoi kohën kur vinte sekretari i partisë dhe i thotë rektori i vjetër ju garantojmë shoku sekretar që ne do punojmë. Faleminderit shumë. Këto kisha unë. Rroftë miqësia shqiptaro-afgane.

Kim: Jam e sigurt që përkthimi nuk ishte në rregull.

Rama: Do pushohet përkthyesi tani.

Kryeministri vazhdoi më tej me batutat, duke thënë se SHBA-të e kanë zakon që bëjnë më pak se premtojnë.

“Kanadaja ka marrë pjesë të madhe. Edhe SHBA premtuan jo aq sa premtuan por një pjesë pasi e kanë pak si zakon që bëjnë më pak se sa premtojnë. Ne i marrim me kënaqësi”, u shpreh Rama.

 

 

Të fundit