Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Me motrën e lalit vet"/ A po tërheq Veliaj 'këmbën zvarrë' për Ballukun?

"Me motrën e lalit vet"/ A po tërheq Veliaj

Një postim i ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është rikthyer në vëmendjen e mediave këtë të premte pas njoftimit se zv/kryeministrja Belinda Balluku, është marrë nën hetim nga SPAK.

Në postimin që daton më 9 Prill të vitit 2022 Veliaj (dikur një nga figurat më të afërta të Ballukut) pozonte krah ministres teksa e cilësonte këtë të fundit edhe si motër.

“Me motrën e lalit vet, dhe si thonë tironcit: Kush na ka inot kshu na paftë përnot”,- shkruante Veliaj asokohe krahas fotos.

"Me motrën e lalit vet"/ A po tërheq Veliaj
Postimi i Veliajt

Nuk dihet nëse Veliaj (tashmë në qeli) ka 'tërhequr këmbën zvarrë' dhe Balluku do të ketë të njëjtin fat si 'i vëllai', megjithatë një gjë është e sigurt, kupola e maxhorancës po vërteton dita-ditës implikimin në afera, tendera dhe korrupsion.

Të fundit