Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Më ndiqte me një çekiç”, Rama rrëfen si u kërcënua në Lushnjë: Thoshte ‘atë do ta vras’

“Më ndiqte me një çekiç”, Rama rrëfen

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer një episod nga jeta e tij, para se të niste karrierën politike.

Teksa ka zhvilluar podcast-in e radhës, Rama u kthye pas në kohë dhe rrëfeu një ngjarje të ndodhur në Lushnjë, gjatë kohës që po ushtronte profesionin si piktor.

Ai tregoi se si një person e ndiqte për ta vrarë me çekiç.

Çfarë skene! Një ditë e diel, ata merrnin karriget, ngjitur ishte kinemaja, me karrige me dekorata sikur kishin ardhur në një gjyq të madh si festë e madhe që do goditej virusi. Edhe ishte njëri, një person, i cili më ndiqte mua në Lushnjë, më ndiqte literalisht me një çekiç të mbledhur në një gazetë dhe thoshte : unë atë do ta vras. Dhe ishte gjysmë i çmendur.

Unë e merrja me te qeshur dhe atëherë për hir të së vërtetës edhe unë kam pasur atë protektorin tim që ishte Gjergji Velo. Gjergji Velo ishte personazh, figurë. Gjergji Velo ishte atje dhe na mori në një farë mbrojtje, si të thuash”, tha Rama.

Të fundit