Flash News

Ditari i Maxhorancës

Më parë kritikonte BE-në për burokraci, sot Rama lavdërohet me ‘ritmin rekord’ të negociatave

Më parë kritikonte BE-në për burokraci, sot Rama

Në konferencën e përbashkët me presidenten e KE, Ursula Von der Leyen, kryeministri Rama u pyet për deklaratat e mëparshme të bëra ndaj unionit, ku kreu i qeverisë e akuzonte për burokraci.

I kapur ngushtë, Rama tha se nuk i hiqte asnjë presje mendimit të tij, por nuk nugroi që në sy të presidentes së KE-së, të justifikohej se këto deklarata i ka bërë vite më parë.

Madje, kryeministri u lavdërua me ritmin e “rekord” të negociatave.

“Për sa i përket BE, ka një kohë relativisht të gjatë për to që kam thënë dhe nuk i heq asnjë presje. Ku në atë kohë i propozonte këshillit që të hapeshin negociata dhe këshilli refuzonte për shkak të dy a tre vendeve i bëheshin penges këtij procesi. Sot jetojmë prej disa kohësh në një realitet tjetër në raport mes Shqipërisë dhe BE.

Sot ne jemi në një situatë, ku kemi hapur 5 nga 6 grup kapituj dhe procesi negociata në vetëm 11 muaj është një kohë rekord. Dhe sigurisht që ne kemi bërë detyrë tona se në Bruksel nuk të fal njeri akoma. Por nuk do të ndodhte ky proces me këtë shpejtësi nëse nuk do të kishte një vullnet jo vetëm nga komisioni por dhe nga vendet anëtare. Sepse i gjithë BE që prej disa kohësh nuk ka lëkundje fare që duhet mbështetur porcesi i anëtarësimeve të reja dhe Shqipëria. Është vullnet i përgjithshëm. Ndërkohë që viti 2027 nuk është se pamë në ëndërr, pro është një vit që e kami parë së bashku me komisionin Evropian”, Rama.

Ç’deklaronte Rama për BE-në?

Në vitin 2022, Rama kritikoi Bashkimin Europian për burokracinë dhe vonesat në mbështetje të projekteve infrastrukturore.

Gjatë një samiti rajonal të transportit në Tiranë, ai theksoi asokohe se pritja e gjatë për realizimin e një segmenti hekurudhor nga Tirana në Durrës, është diçka që shkakton frustrim dhe shkon kundër qëllimeve të përbashkëta të Bashkimit Europian.

“Ritmi i vonuar i projekteve infrastrukturore për shkak të burokracisë së BE-së shkakton frustrim dhe shkon kundër qëllimeve të përbashkëta,” deklaronte Edi Rama gjatë samitit rajonal të transportit në Tiranë, duke kritikuar institucionet europiane për vonesa në mbështetjen e projekteve.

Të fundit