Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Më rëndon shumë", Majko deklaron votën pro shkarkimit të Metës: Në fillim refuzova të firmosja

"Më rëndon shumë", Majko deklaron votën pro

Deputeti dhe njëkohësisht ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka deklaruar votën pro shkarkimit të Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Nga foltorja e Kuvendit, Majko tha se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën dhe betimin e tij. Ai shtoi më tej se ndodhet në një pozitë të vështirë dhe se kjo votë pro shkarkimit të Metës i rëndon por në thelb mbetet sipas tij raporti me të vërtetën.

“Mendoj që të gjithë kolegët deputetë pa pasur parasysh zhvillimet ka një perceptim për presidentin. Presidenti i Republikës është një individ i burgosur nga privilegjet e veta. Presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe betimin e tij. Në fillim refuzova ta nënshkruaja propozimin për shkarkim por Meta është bërë simbol i jo seriozitetit në detyrë.

Pozita ime e vështirë. E mora fjalën për të shprehur votën tim pro shkarkimit, votë që sigurisht më rëndon shumë, por në thelb ka raportin me të vërtetën. Ilir Meta ka qenë pjesë e jona dhe është votuar nga kjo masë votuesish. Është momenti i shkarkimit të Presidentit dhe do të kalojë në 1000 filtra. Kjo që do të prodhohet sot do të kalojë në filtrat e juristëve me përvojë të Gjykatës Kushtetuese. Raporti ynë me të vërtetën duhet të jetë i qartë. Do votoj pro, për të tjerat të na gjykojë koha”, tha Majko.

Të fundit