Flash News

Ditari i Maxhorancës

‘Më telefonoi Zelensky’, Rama publikon bisedën me presidentin e Ukrainës: Më falënderoi për gjithçka që Shqipëria po bën

‘Më telefonoi Zelensky’, Rama publikon bisedën me

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur dhe ka bërë publike një pjesë nga biseda telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se Zelensky e ka falenderuar Ramën për gjithçka që Shqipëria po bën në këto ditë për popullin e tij, ndërsa shton se i ka shprehur admirimin e popullit shqiptar që Ukraina të triumfojë në luftën e saj.

Sot pata një telefonatë nga Presidenti Zelensky, i cili më falenderoi për gjithçka Shqipëria po bën në këto ditë tragjike për popullin e tij, për Europën e për mbarë botën, duke nisur nga roli ynë si bashkëpenëmbajtës me SHBA në Këshillin e Sigurimit, tek ndihmat e dhëna për ushtrinë ukrainase, si edhe angazhimi intensiv në kanalet diplomatike me partnerë të rëndësishëm, në mbështetje të Ukrainës.

I shpreha presidentit ukrainas të gjithë admirimin dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë, me të dhe rezistencën ukrainase, si edhe vullnetin e plotë për të bërë gjithçka mundemi në përmasën tonë të vogël, që Ukraina të triumfojë në luftën e saj liridashëse”, shkruan Rama, shoqëruar edhe me një pjesë nga biseda telefonike me Zelensky-n.

Të fundit