Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mediat italiane: Kampi i Gjadrit mund të shndërrohet në burg për të dënuarit shqiptarë

Mediat italiane: Kampi i Gjadrit mund të shndërrohet në burg

Mediat italiane i kanë kushtuar vëmendje boshatisjes së kampeve në Gjadër dhe Shëngjin nga administrata italiane, pas vendimeve të gjykatave që goditën marrëveshjen Rama-Meloni. Pas dy dërgesave të para të emigrantëve, qeveria italiane ka ndaluar përkohësisht dërgesat e reja, duke pritur një vendim nga Gjykata Europiane e Drejtësisë.

Sipas gazetës “Il Tempo”, qeveria italiane po shqyrton një “plan B” për të justifikuar shpenzimet e ngritjes së qendrave. Diskutohet mundësia që kampi i Gjadrit të shndërrohet në një burg për shqiptarët që vuajnë dënimet në Itali, me synimin e lehtësimit të mbingarkesës në burgjet italiane, të cilat aktualisht janë në kapacitet 130%.

Shkrimi përmend se rreth 2,800 të burgosur shqiptarë ndodhen aktualisht në burgjet italiane, ndërsa bashkëpunimi mes autoriteteve shqiptare dhe italiane në drejtësi po thellohet. Ideja mbështetet në modele bashkëpunimi të mëparshme, ndërsa edhe ndërtesat në Portin e Shëngjinit mund të përdoren për strehimin e emigrantëve të kapur në rrugën ballkanike.

Marrëveshja fillestare midis Tiranës dhe Romës parashikonte një projekt 670 milionë eurosh për strehimin e deri në 3,000 emigrantëve në vit, por tensionet dhe sfidat ligjore po kërcënojnë ta kthejnë këtë projekt në një “Titanik politik.”

Të fundit