
Flash News
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në Shkup
Bie nga skelat, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat
Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë
Megaskandali/ Veliaj bleu në Rumani me paratë nga Irani inceneratorin që nuk punonte
Afera e inceneratorëve, që çoi prapa hekurave ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe deputetin e mazhorancës, Alqi Bllako, mund të konsiderohet si skandali më i madh i 32 viteve demokraci në Shqipëri.
Prej dy vitesh, mediat e kanë çmontuar deri në detaje skemën e mega mashtrimit me djegësit e mbeturinave. Duke montuar copë për copë të gjithë pazëllin e kësaj historie plot me dritëhije.
Por ne sonte, do të kërkojmë të hedhim dritë mbi një tjetër raport të dyshuar korruptiv, mes politikanëve shqiptarë dhe biznesmenëve italianë, të përfshirë në këtë aferë.
Një prej tyre edhe Gabriele Tarroni Longinotti, një biznesmen ish-ortak i Alberto Presezzit, person kyç në sjelljen në Shqipëri e të paktën njërit nga inceneratorët.
Personi përtej telefonit, është arrestuar në Tiranë për llogari të drejtësisë italiane, i akuzuar për mashtrim. Të kujt tjetër, përveçse ish-ortakut Alberto Presezzi, me të cilin kohë më parë kishin kryer shumë punë së bashku.
Dhe pasi bëri pak më shumë se një vit burg, i zemëruar për nxjerrjen jashtë loje nga ish-ortaku, vendos ta fundosë atë, duke dëshmuar për herë të parë, mbi aferën korruptive të inceneratoreve, gjithmonë duke qenë i kujdesshëm që ta shpallë veten si jo pjesë e ngushtë e pazareve.
Në një histori e treguar në vetën e parë, që zbulon një tjetër copë të rëndësishme nga të fshehtat e këtij mega skandali.
Piranjat: Cila është lidhja juaj me biznesin e inceneratorëve?
Gabriele Tarroni Longinotti: Jo, jo. Nuk kam asnjë biznes me inceneratorët, por fatkeqësisht personi që më ka përfshirë në probleme, ka të bëjë. Absolutisht ka bërë biznes me inceneratorët. Ishte ai, ish-ortaku im italian nga Monza, ai kam zbuluar më vonë se kishte shumë të bënte. Unë në ndërmarrjen ku punoja, nuk jam marrë asnjëherë me biznesin e energjisë, por vetëm të ushqimit. Blej mish dhe shes mish, blej fruta dhe shes fruta. Ndërsa inceneratorët janë pjesa e energjisë. Të cilën unë asnjëherë s’e kam ndjekur. Por ama ishim në të njëjtën ndërmarrje, një sektor energjie dhe një sektor ushqimi. Dhe unë shikoja atje të gjithë personat që vinin.
***
Gabriele ka parë të gjithë personat që hynin në kompaninë Bruno Presezzi. Mes tyre edhe shqiptarë.
Gabriele Tarroni Longinotti:: Kam parë shumë të tillë, vetëm me njërin kam folur, kryetarin e bashkisë së Tiranës.
Piranjat: Pra, e keni takuar personalisht? Jeni i sigurtë?
Gabriele Tarroni Longinotti:: E kam takuar dy herë në Ciocolati italiani dhe restorantin “Tribe”
Piranjat: Po çfarë lidhje kishte zoti Veliaj me kompaninë Bruno Presezzi?
Gabriele Tarroni Longinotti:: Prit se duhet të bëjmë disa hapa mbrapa. Kompania italiane, ka blerë një incenerator gjysëm automatik, në qytetin e Kostancës në Rumani. Në dorë të dytë. U kontaktuan nga bashkia e Konstancës për të shkrirë një incenerator të përdorur gjysmëautomatik. Të cilin qyteti rumun e kishte instaluar, por ishin më shumë shpenzime se sa fitime. Prandaj u çmontua, dhe kompania italiane u pagua nga bashkia e Konstancës me 75 mijë euro… pra, i kanë paguar për të çmontuar.
Pra, rumunët kërkojnë të heqin qafe një incenerator që nuk është aspak rentabël. Për këtë madje janë gati të paguajnë shifrën prej 75 mijë eurosh. Dhe kërkesës së tyre i përgjigjet kompania italiane Bruno Presezzi, me titullar Antonio Presezzi, ortakun e Gabrielës.
Ky incenerator u çmontua, dhe u transportua me kamiona në Borato di Morgora, u bë si i ri, dhe pati një tentativë për ta shitur në Zimbabve.
“Të zinjtë, këta zezakët, këta zotërinj u trajtuan si zezakë me litar në qafë, por nuk janë. Erdhën në Itali, pasi kompania italiane kishte bërë një tjetër kompani në Zimbabve".
Një kompani në Zimbabve në emër të një shqiptari, i cili sipas Gabrieles, është ish-shoferi i tij.
“Ishte një shqiptar që ka jetuar gjithmonë në Italia, Miliad Lopa, ishte shofer, jo shumë shofer, por lavazhier. Pa më thënë asgjë, Alberto Presezzi, ortaku im, hapi në emrin e shoferit tim, këtë shoqëri në Zimbabve".
Ndërkohe që marrëveshja pritej të konkretizohej, ekspertët nga Zimbabve preferuan që më parë ta shohin impianin e djegies së mbeturinave, dhe më pas të jepnin Ok, për ta blerë. Por aty menjëherë kuptuan se diçka nuk shkonte.
Dhe jo vetëm kaq, por qeveria e Zimbabve kërkoi që ta ndiqte dhe në rrugë ligjore këtë tentativë mashtrimi.
Atëherë, çfarë ndodh? Qeveria e Zimbabve, denoncon këtë shoqëri e cila kishte brenda saj edhe një tjetër zotëri shqiptar, i cili bënte pjesë edhe në kompaninë e inceneratorit të Tiranës.
Në fakt ai ishte punonjësi, roje që ngrinte dhe ulte traun në “Bruno Presezzi SPA”, një person me aftësi ndryshe. Një roje.
Përveç shoferit, ai ka futur në këtë kompani, të gjithë persona që paguheshin pak a shumë 1000 euro në muaj, dhe me 100 euro me shume, ata pranonin te benin te tilla gjera.
Siç i thonë italianët, prestanomi. Dhe këtu historia nis të bëhet më intriguese, pasi hyn në lojë Shqipëria, e cila tregohet e interesuar për një impiant të refuzuar si i papërshtatshëm nga një shtet Afrikan.
Kështu, pasi nuk u ble nga Zimbabvet, impianti mbeti në kompaninë “Bruno Presezzi” në Monza. Erdhën këta politikanët shqiptarë. Unë s’e dija por vinin aty dhe mësova se kush ishin.
"Çfarë ndodh? Në mënyrë të habitshme, ky incenerator, që edhe në Afrikë u refuzua, dhe për më tepër ishte bërë një padi ndërkombëtare ndaj këtyre personave, u ble për qindra miliona euro. Nga qeveria shqiptare. Dhe pastaj, personi që kam njohur dhe i kam folur dy herë, është kryetari i bashkisë Tirane, ky djalë i ri që shfaqet shpesh në televizion, dhe me të cilin kam folur personalisht, jemi përshëndetur".
Sipas Gabrieles, e gjithë xhiro e lekëve në këtë aferë, bëhej nëpërmjet një lavatriçeje të vetme. Një bankë me një kapital prej 1.8 miliardë eurosh.
"Të gjitha këto xhiro lekësh, vinin nga Banka Popullore e Sondrios. Ishte i njëjti bankier të cilin e kanë përdorur gjithmonë, ishte ai eksperti. E njoh shumë mirë, por jo, jo, jo. Është një person shumë i rëndësishëm brenda këtij institucioni bankar. Kjo që po të them unë, është linja e biznesit të cilën e njoh".
Po çfarë lidhje mund të ketë kryebashkiaku Veliaj me këtë aferë? A janë të mjaftueshme vizitat e tij në kompaninë “Bruno Presezzi” për ta konsideruar të përfshirë?
"Ishte Erjon Veliaj, kryetari i Tiranës, dhe kishte marrë pjesë në blerjen e këtij inceneratori mbeturinë, që nuk dinim kujt t’ia jepnim, dhe të gjithë në kompani ishin të kënaqur, që erdhën këta të gjithë së bashku, ia hodhëm dhe iu shitëm diçka që ishte e pashitshme. Nëse një vidë kushton një cent, dhe unë e shes gjashtë euro, askush në botë nuk mund ta konstestojë. Pse? Nëse unë të gjej ty që je gjysëmbudalla dhe të shes një gjë që kushton një cent dhe ta shes dhjetë, në një shtet si Shqipëria ku gjithçka është e mundur, sepse jetoni në një vend me korrupsion absolut. Në çdo vend të botës, Itali, Zvicër, etj, madje edhe në Zimbabve do të ishte i pamundur. Por në Shqipëri mund të bëhet".
Nëse këto që ky zotëri thotë, janë të vërteta, pyetja është, a u mashtruan shqiptarët nga injoranca apo pranuan të jenë pjesë e kësaj skeme? Por ka edhe një detaj tjetër interesant, që nëse rezulton i vërtetë, nuk mund të konsiderohet thjesht skandal, por tradhti e lartë ndaj atdheut.
"Skandali i vërtetë është ai mes Iranit dhe Shqipërisë. Sepse skandali i vertetë është se Shqipëria thotë se është nën sulm të hackerave iranianë. Por nga ajo që di unë, Shqipëria ishte shumë e lumtur që është financuar për këtë çështjen e inceneratorëve nga iranianët. Unë mund të të jap emrin, mbiemrin dhe kompanite e kreut të Pasdaran, që quhet Ali Aliabadi. Ai është personi që ka dhënë lekët për të blerë inceneratorin. Blerjen për këta qindra milionë, në favor të kompanisë “Bruno Presezzi”", thotë Gabriele Tarroni Longinotti.
Ne publikuam një dëshmi, e një personi i cili sot ndodhet në Dubai, larg duarve të atyre që mund ta hetojnë. Edhe pse në fakt e kishim këtu deri para katër muajsh, kur Apeli vendosi ta lironte. A ishte gjithçka e mirëmenduar, për të kompensuar një dëshmitar, i cili më pasi u doli nga skema?
Apo ishte thjesht një rastësi e cila çoi në hapjen përgjysëm e një “kutie pandore”, me shumë enigma të tjera, për të gjithë ne./ Syri.Tv
Të fundit


Replikat Rama-Farage, Bushati: Këshillat e një politikani shqiptar s’i hyjnë në punë Anglisë
30 Qershor 2025, 22:39
Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Antikushtetues dhe i rrezikshëm
30 Qershor 2025, 22:18
Gjyqi për 'Partizanin', ish-prokurori: 90% e seancave dështojnë për mos njoftim
30 Qershor 2025, 21:56
E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna
30 Qershor 2025, 21:53

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar
30 Qershor 2025, 21:32
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
30 Qershor 2025, 21:15
Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë
30 Qershor 2025, 21:07
"Nuk ka vend për panik"/ Moore: Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën!
30 Qershor 2025, 20:49
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor 2025, 20:35
Temperaturat mbi 40 gradë, Franca mbyll centralet bërthamore dhe shkollat
30 Qershor 2025, 20:28
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
30 Qershor 2025, 20:13
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
30 Qershor 2025, 20:03

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës
30 Qershor 2025, 19:40


"Gjyqi për dosjen Partizani i paqartë"/ Gjokutaj: Ka ndikim politik në drejtësi!
30 Qershor 2025, 19:00
Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në Shkup
30 Qershor 2025, 18:44
Turizmi: sezon i ri, probleme të vjetra
30 Qershor 2025, 18:27
Matura Shtetërore/ Publikohen notat e provimeve të lëndës me zgjedhje, 360 maturantë ngelës
30 Qershor 2025, 18:16
Thashetheme dhe tensione me kolegët, 3 shenjat më pa fat për javën e parë të Korrikut
30 Qershor 2025, 18:10
Bie nga skelat, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat
30 Qershor 2025, 17:51

"Non-grata e Berishës duhet të rishikohet"/ Ish-zyrtari i lartë i SHBA: U ndëshkua pa prova!
30 Qershor 2025, 17:23

Pas murtajës një tjetër sëmundje shfaqet te bagëtitë, izolohen dy familje në Dibër
30 Qershor 2025, 16:50
Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit
30 Qershor 2025, 16:43

Hamasi thotë se gati 60 persona janë vrarë në Gaza, ndërsa Trump bën thirrje për armëpushim
30 Qershor 2025, 16:14
Mbytjet tragjike në plazhe/ Eksperti Softa: Neglizhencë dhe paaftësi nga institucionet!
30 Qershor 2025, 16:00
Në 6 muaj 1260 denoncime për dhunë në familje, çdo ditë rrihen 7 gra ose burra
30 Qershor 2025, 15:57
ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30 Qershor 2025, 15:44
Portet europiane mbingarkohen për shkak të tarifave të Trump-it
30 Qershor 2025, 15:30
Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë
30 Qershor 2025, 15:19
"Arrestimi im është politik"/ Meta: SPAK vegël e qeverisë! Demokracia shqiptare në rrezik
30 Qershor 2025, 15:07
Lezhë/ Policia vendos 3165 masa administrative, pranga 19 drejtuesve të mjeteve
30 Qershor 2025, 14:55
Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme
30 Qershor 2025, 14:47
Verë me nxehtësi rekord, kërcënimet për shëndetin dhe masat parandaluese
30 Qershor 2025, 14:36

Blushi: Dënojmë procesin politik gjyqësor ndaj Berishës, farsë e turpshme
30 Qershor 2025, 14:20
Konstituimi i Kuvendit, Osmani fton në takim krerët politikë
30 Qershor 2025, 14:07

Vala e të nxehtit ‘pushton’ Evropën, Spanja regjistron temperatura deri në 46 gradë Celsius
30 Qershor 2025, 13:42
Aksident në Vlorë, makina merr përpara 2 turistë
30 Qershor 2025, 13:32

Kurti konfirmon pjesëmarrjen në darkën e sotme zyrtare në Shkup
30 Qershor 2025, 13:03

Sherr mes 4 të miturve në Kosovë, njëri prej tyre plagoset me thikë
30 Qershor 2025, 12:38
Rinumërimi/ Korreshi: Në Fier u bë masakër elektorale me patronazhistë dhe lekët e shtetit
30 Qershor 2025, 12:27
Raporti: Vajzat adoleshente, më të vetmuarat në botë
30 Qershor 2025, 12:20
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup për Planin e Rritjes
30 Qershor 2025, 12:07
Në kërkim nga Italia, kapet në Fier anëtari i një organizate kriminale
30 Qershor 2025, 11:55
Qindra familje të zhvendosura nga vala e sulmeve ajrore izraelite në Gaza
30 Qershor 2025, 11:45

Zenel Beshi: Krimineli që as 50 dënime nuk e lëvizin nga Britania
30 Qershor 2025, 11:23
Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat
30 Qershor 2025, 11:14

Sot nis rinumërimi i 587 kutive të Fierit, a do ta mbajë mandati Zegjineja?
30 Qershor 2025, 10:50
Dosja “Partizani”, shtyhet më 21 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme
30 Qershor 2025, 10:41
Dëshira e pakontrolluar për të vjedhur, çfarë është kleptomania, pse shkaktohet
30 Qershor 2025, 10:30
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, shtyhet më 7 korrik seanca për Malltezin
30 Qershor 2025, 10:24


Prodhimi për orë pune në Shqipëri 35% më i ulët se mesatarja rajonale
30 Qershor 2025, 09:54

Minimatura/ Provimi i fundit, rreth 28 mijë nxënës testohen sot në Gjuhën e Huaj
30 Qershor 2025, 09:40
Nis sot procesi gjyqësor për dosjen “Partizani”
30 Qershor 2025, 09:27
22 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 2 ende aktive
30 Qershor 2025, 09:21
Si kontrollohen mediat? Rasti 'Rama' dhe propaganda qeveritare
30 Qershor 2025, 09:13
Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës
30 Qershor 2025, 09:00
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
30 Qershor 2025, 08:44
Grafiku/ Bie ndjeshëm rreziku sovran për Shqipërinë nga tregjet ndërkombëtare
30 Qershor 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju
30 Qershor 2025, 08:11
Mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare, ja parashikimi për këtë të hënë
30 Qershor 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
30 Qershor 2025, 07:47
Milani zyrtarizon dy largime në sulm
29 Qershor 2025, 21:57
6 rekordet tona
29 Qershor 2025, 21:30
Rrëzohet nga ballkoni 4-vjeçarja në Lezhë, dërgohet me urgjencë te Trauma
29 Qershor 2025, 21:09

"Vrau një grup të mirë politikanësh", Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit
29 Qershor 2025, 20:07
Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës
29 Qershor 2025, 19:39
Zjarri në Durrës, Blushi: Shteti ekziston vetëm në letra
29 Qershor 2025, 19:17

Zjarri rrezikon banesat në Vlorë, nis ndërhyrja me helikopter
29 Qershor 2025, 18:27
Franca zbaton ndalimin e pirjes së duhanit në plazhe dhe parqe
29 Qershor 2025, 18:02
Mundi Gjermaninë, Anglia U-21 shpallet kampione e Europës
29 Qershor 2025, 17:42
Trump kritikon prokurorët e Izraelit për gjyqin e Netanyahut i akuzuar për korrupsion
29 Qershor 2025, 17:08
Përfshihet nga flakët tregu ambulant në Durrës
29 Qershor 2025, 16:52
Zjarr masiv në fshatin Hoshtimë në Vlorë, flakët favorizohen nga era e fortë
29 Qershor 2025, 16:33

Ra nga humnera teksa ngjitej në mal, humb jetën shqiptari në Itali
29 Qershor 2025, 15:52

Tjetër aksident me monopatinë në Tiranë, makina përplas një 17-vjeçar
29 Qershor 2025, 15:07
Po lahej në det, humb jetën pushuesi në Durrës
29 Qershor 2025, 14:54
I dënuar me burg përjetë, gjendet celular në qelinë e Laert Haxhiut
29 Qershor 2025, 14:26
77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
29 Qershor 2025, 14:07
Përplasi tre të miturit me monopatinë në Tiranë, shoferi lihet në “arrest në shtëpi”
29 Qershor 2025, 13:51