Flash News

Ditari i Maxhorancës

Meloni sfidon Gjyqtarët: Nuk heq dorë nga deportimi i emigrantëve në Shqipëri

Meloni sfidon Gjyqtarët: Nuk heq dorë nga deportimi i emigrantëve

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka deklaruar se do të çojë përpara planin për deportimin e emigrantëve të parregullt në kampet e ndërtuara në Shqipëri, pavarësisht vendimeve të gjyqtarëve italianë që kanë bllokuar procesin.

Qeveria italiane ka ndërtuar dy qendra pritjeje në Shqipëri për të mbajtur emigrantët gjatë shqyrtimit të kërkesave për azil. Megjithatë, gjykatat e Romës kanë lëshuar kundër-urdhra, duke e ndaluar dërgimin e tyre jashtë Italisë.

Gjyqtarët kanë shprehur dyshime mbi përputhshmërinë e kësaj skeme me një vendim të fundit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (ECJ), e cila vë në dyshim ligjshmërinë e riatdhesimit të emigrantëve në vende që mund të mos konsiderohen plotësisht të sigurta. Gjykata e Bashkimit Evropian pritet të shqyrtojë çështjen më vonë këtë muaj.

Meloni ka shprehur shpresën se GJED nuk do të rrezikojë politikat e riatdhesimit jo vetëm për Italinë, por për të gjitha vendet e BE-së. Ndërkohë, mbështetësit e qeverisë e kanë akuzuar gjyqësorin për sabotim të qëllimshëm të një prej prioriteteve të saj, një akuzë që gjyqtarët e kanë mohuar.

"Ne jemi të përkushtuar për të gjetur një zgjidhje për çdo pengesë. Qytetarët po na kërkojnë të ndalojmë imigracionin ilegal, pasi ai shkakton pasiguri, mungesë integrimi dhe pamundësi për të garantuar sundimin e ligjit”, u shpreh Meloni gjatë një konference me oficerët e policisë.

Të fundit