Flash News

Ditari i Maxhorancës

Meloni takim me Tony Blair? Rama flet për “La Stampa”, ç’thotë për ndërtimin e centralit bërthamor

Meloni takim me Tony Blair? Rama flet për “La Stampa”,

Kryeministri Edi Rama ka mohuar që homologia e tij italiane, Giorgia Meloni , të jetë takuar me Tony Blair gjatë vizitës së saj në Vlorë.

Për “La Stampa”, Rama ka thënë se Blair është larguar ditën që ka ardhur Meloni dhe nuk ka pasur asnjë takim mes tyre.

Po ashtu, Rama mohon diskutimet mes tij dhe Melonit për ndërtimin e një centrali bërthamor në Shqipëri.

“Jo. Ai nuk ishte aty! Unë kam parë shumë fantazime për këtë dhe më shumë – si ajo që ajo nuk erdhi me traget, por me një jaht luksoz, ose se ajo erdhi për një termocentral bërthamor -, më vjen keq, por Blair u largua mëngjesin e ardhjes e saj”, ka thënë Rama.

Kujtojmë se Tony Blair mbërriti në Himarë disa ditë më parë me një avion të Forcave të Armatosur që përdoret për zjarret. Më vonë, kryeministrja e Italisë mbërriti në Vlorë me ftesë të Ramës.

Të fundit