Flash News

Ditari i Maxhorancës

Menaxhimi i mbetjeve/ Rama kritikon krybashkiakët, me tone të ashpra ndaj Jorgo Gorës

Menaxhimi i mbetjeve/ Rama kritikon krybashkiakët, me tone të ashpra

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur krerët e bashkive të vendit dhe prefektëtmë kryeministri. Fokusi i mbledhjes ka qenë pastimi i territorit dhe menazhimi i mbetjeve urbane.

Ai ka kritikuar bashkitë, duke veçuar atë të Himarës për keqmenazhim të plehrave, ndërsa ka vlerësuar punën e bërë në Lezhë dhe Korçë. Rama nuk i ndalte kritikat për kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Gorën.

Kryeministri u shpreh se bashkitë i kanë mundësitë financiare për të menaxhuar mbetjet urbane. Me tone të ashpra, Rama ka thënë se edhe sikur të mos kenë fonde, gjithë buxheti i bashkive duhet të përdoret për pastrimin e territorit.

Kryeministri theksoi se asnjë buxhet nuk do kalojë nëse nuk do parashikohen kostot e pastrimit.

“Panorama është e qartë për të gjithë besoj. Asgjë e re nuk u tha në sensin që nuk ka shqiptar që jeton në Shqipëri apo vjen në Shqipëri për të kaluar pushimet që nuk ngacmohet drejtpërdrejt nga këto pamje të cilave duhet tu japim fund. Sot situata është në udhëkryq dhe nga ky udhëkryq duhet të dalim me sezbën dhe tani, jo pas disa vitesh.

Kemi bashkitë që sot kanë përgjegjësi për një territor që mbulon qendrën, periferinë dhe zonën rurale dhe për fat të keq kemi sot që flasim në territorin e Shqipërisë një vend të papranueshëm depozitimesh, abuzive, kriminale, në shkelje të plotë të detyrimeve ligjore të cilat çdo ditë përdoren nga ju.

Kemi pastaj pirgjet e plehrave lartë e poshtë dhe që janë të panumërta anembanë, të cilat jo çdo ditë pastrohen prej jush. Kemi rrugët kombëtare që janë një problem më vete dhe ku ju nuk konsideroheni përgjegjës, pavarësisht se kur vjen puna për dhënie të paligjshme lejesh për karburante, hyni dhe ju.

Kemi bregdetin që është bërë problem i madh dhe do të jetë problem gjithmonë e më i madh sepse çdo vit e më shumë rritet numri i turistëve. Por ndërkohë përtej sezonit kemi këto pamje këtu që janë e përditshmja e turpshme e bashkisë Himarë që është simboli i të fjeturit gjumë përballë plehut, maskarallëkut. Kemi zonat e mbrojtura dhe zonat me rëndësi të veçantë kulturore dhe patjetër dhe tokën e bukës që nuk mund të jetë vend për të hedhur plehrat.

Qeveria nuk do të rrijë më në këtë pozicion por do të ndërhyjë drejtpërdrejt. Ndërhyrja e parë që do të bëjmë është kjo, asnjë buxhet nuk do kalojë në rast se nuk do jetë parashikuar sipas kostimit për të cilin qeveria do punojë për ju, pastrimi. Ministrja do jetë vetë në mbledhjet e Këshillave Bashkiakë. Do ishte mirë që krerët e bashkive as të mos e çojnë fare një buxhet në Këshill në rast se nuk është parashikuar pastrimi. Asnjë bashki nuk ka asnjë problem që të mbulojë pjesën e menaxhimit të përditshëm të mbetjeve nga pikëpamja financiare”, tha Rama.

Të fundit