Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Mendjelehtësi”, Rama për skandalin me sanitaren në Covid2: S’mund të japësh lek pa verifikuar

“Mendjelehtësi”, Rama për skandalin me sanitaren në

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një neveri të gjallë skandalin e publikuar në emisionin ‘Stop’, ku sanitarja Tire Alldërvishi, duke u hequr si infermiere në spitalin Covid2 i zhvati 8 mln lekë vajzës së një pacienteje, e cila pas 28 ditësh ndërroi jetë nga Covid-19.

I ftuar në ‘Open’, Rama u dha një mesazh shqiptarëve që të përdorin emisionet investigative për të denoncuar raste të tilla, por u ndal edhe te rasti konkret duke thënë se ‘nuk mund të japësh para pa verifikuar më parë personin’.

“Është një neveri e gjallë që nuk kam fjalë ta shpjegoj. Jam ndjerë mirë në sëkëlldinë e madhe pasi një personazh kaq i pështirë u demaskua dhe sot është pas hekurave.

Falënderoj gazetarët që nuk dhanë opinione kafeneje por bënë një shërbim publik. Një shëmbëlltyrë e tillë që me siguri ka edhe të tjerë nuk e baltos dot uniformën bardhë të mjekëve e infermierëve tanë.

U them qytetarëve se nëse doni të denonconi e të dilni hapur përdorni sa të mundeni emisionet investigative, duhet të nxjerrim në sipërfaqe të gjitha këto tumore që në sistemin tonë shëndetësor krijoj ë këto situata që vendosin në kolaps raportin e njeriut me sistemin dhe shfrytëzojnë panikun e një familjari, por edhe një mendjelehtësie se si mund të japësh lek pa bërë minimumi verifikimin se me kë po flet. Ajo që është pozitive është se në emisionin invesitagiv nuk rezulton se kemi të bëjmë me një zinxhir.

Nëse prokurojua do nxjerrë të tjerë persona të implikuar do shkojnë edhe ata pas hekurave”, tha Rama.

Të fundit