Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Merkeli do t'i mungojë rajonit", Rama hap konferencën e përbashkët: Për diellin dhe humorin jemi shumë përpara në BE

"Merkeli do t'i mungojë rajonit", Rama hap konferencën

Është zhvilluar konferenca e përbashkët mes kancelares gjermane Angela Merkel ndhe kryeministrti Edi Rama.

Në fjalën e tij, Rama i shprehu mirënjohje dhe falënderime klancelares gjermane për kontributin e dhënë në rajonin e Ballkanit. 

“Vendosja e një fryme bashkëpunimi, bashkëveprimi dhe e sensit të së ardhmes së përbashkët. Ishte privilegj që Merkel të ishte në Tiranë dhe këtu të kishim edhe takimet bilaterale dhe me gjithë liderët e rajonit tonë dhe unë dua t’i shpreh falenderimet për atë çka Gjermania ka bërë për Shqipërinë dhe për atë çka Merkel ka bërë për rajonin dhe nga ana tjetër duke e respektuar maksimalisht faktin që kancelarja është një lider që drejton Gjermaninë prej shumë e shumë vitesh por që asnjëherë nuk ka munguar ti japë zemër politikës evopriane. Sot Ballkani Perëndimor është shumë më i mirë seç ishte përpara se Merkel të niste procesin e Berlinit patjetër që pavarësisht sedo të ketë vazhdimësisë në politikën gjermane Merkel do t’i mungojë këtij rajoni. Ishte nder e kënaqësi që unë të kisha këtë detyrë në të njëjtën kohë me të, të kisha mundësisë të mësoja prej saj. Pa Merkel as Evropa nuk do ishte siç është sot. Kancelarja që në detyrën e saj ka pasur impenjime dhe në kohën e lirë të ketë kohën dhe dëshirën për t’u kthyer në Ballkan dhe Shqipëri për t’u shpërblyer me detin, diellin dhe humorin që në këtë fushë është shumë përpara BE", është shprehur Rama.

Të fundit