Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Mes dallgëve Shqipëria ia doli”, ‘festa e nxituar’ e Ramës para 4 vitesh për procesin e integrimit

“Mes dallgëve Shqipëria ia doli”, ‘festa e

Vendet e Bashkimit Europian dështuan në misionin e tyre për të bindur Bullgarinë për të hequr veton ndaj Shkupit dhe për t’i dhënë dritën jeshile çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në samitin e BE të mbajtur sot, eurokomisionerët nuk ia dolën dot, por as plani i presidentit Emanuel Makron nuk e bindi Bullgarinë, duke shuar kështu shpresat sërish për Tiranën e Shkupin zyrtar.

Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria merr “JO-në’ për procesin e integrimit, edhe pse një status i kryeministrit Edi Rama 4 vjet më parë thoshte se Shqipëria ia doli të marrë datë për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar.

Pas 72 orësh mes dallgëve të brendshme të BE Shqipëria ia doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar. Rezultatet e reformave tona bënë që dhe më skeptikët të njohin Meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë? Një betejë tejet e vështirë u fitua lufta vijon”, shkruante Rama më 26 qershor 2022.

“Mes dallgëve Shqipëria ia doli”, ‘festa e

Pas këtij vendimi të pritshëm edhe pas rënies së qeverisë bullgare një ditë më parë, Rama duke folur mediat ishte tej i ashpër ndaj qëndrimit refuzues të Bullgarisë, duke deklaruar se është shtet rrëmujë dhe se një vend i NATO-s po mban peng dy vende të tjera anëtare të NATO-s.

Pas këtij vendimi zhgënjyes, Shqipëria ka bërë të ditur se do të kërkojë ndarjen nga vlerësimi me Maqedoninë e Veriut për të mbetur edhe pas dy vitesh peng i përplasjes mes Sofjes dhe Shkupit.

 

 

Të fundit