Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Mesa duket nuk ia kam dalë”, Beqaj: Korrupsionin në shëndetësi s’e kemi zgjidhur dot. 4-vjeçari i fundit në politikë, jo i zakontë

“Mesa duket nuk ia kam dalë”, Beqaj: Korrupsionin në

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj pranon se fenomeni i korrupsionit në sistemin e shëndetësisë mbetet ende një problem.

Gjatë një interviste në Euronews Albania, Beqaj thotë se gjatë detyrës si ministër nuk ia doli që ta zhdukte këtë fenomen.

Mesa duket qenka. Fakti që kemi kaq kohë që e dimë që është si problem, nuk kemi qenë në gjendje ta zgjidhim. Më takon të flas më pak se kam pasur detyrë të përballem me këtë gjë për 3 vite gjysmë. Mesa duket nuk ia kam dalë.

Fokusi ynë më së pari ishte përmirësojmë dhe të zgjerojmë ofertën e kujdesit shëndetësor publik. Pa dashur t’i shmangen përgjegjësisë, mesa duket është pjesë e një kulture që ne kemi si shoqëri, ku përzihen elementë të jugut të Mesdheut me ato të orientit të afërt.

Në diskutimet e ditëve të fundit janë përdorur 2 fjalë, unë do shtoja një fjalë të tretë, peshqeshi, bakshishi dhe ryshfeti. Janë të ndryshme, kjo e bën  pak të vështirë edhe përballjen me këtë gjë. Nuk besoj se zgjidhja është vetëm shpërblimi”, u shpreh Beqaj, ndërsa u ndal edhe te rezultati që mori PS në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa ai vetë nuk arriti të sigurojë mandatin e deputetit.

Ai thotë se rezultati jo i mirë i PS-së në qarkun Shkodër është përgjegjësi e tij.

“Fakti që u rendita i katërti nuk ishte një zgjedhje e imja apo një vendim për Shkodrën, por ishte një vendim i marrë në kryesinë e PS-së. Nëse vijmë tek rezultati që morëm në Shkodër, është një rezultat jo i mirë, përgjegjësitë kryesore janë të miat si drejtues politik. Më shumë unë ndjej përgjegjësi pse PS nuk mori 4 katër dhe më pastaj fakti që Ilir Beqaj nuk është deputet”, tha Beqaj.  

I pyetur se cili do të ishte reflektimi për karrierën e tij parlamentare, ish deputeti i PS tha se “Ka qenë një periudhë atipike, qoftë mungesa e jetës së mirëfilltë kundërshtare e zjarrtë parlamentare dhe pjesa e shoqëruar me tërmetin dhe pandeminë. Ky ka qenë një 4-vjeçar që politikisht ka qenë jo i zakonshëm”.

Të fundit