Flash News

Ditari i Maxhorancës

Meta ashpërsoi tonet, reagon Rama: Sa herë bërtet, shan, lajthit, qartëson se çdo votë për LSI është kundër drejtësisë

Meta ashpërsoi tonet, reagon Rama: Sa herë bërtet, shan, lajthit,
Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas konferencës së presidentit Ilir Meta. Rama shkruan në Twitter se sa herë që Meta ngre zërin bën të qartë se më 25 prill qytetarët duhet të zgjedhin atë ose drejtësinë.

Kryeministri thotë se çdo votë për LSI-në është kundër drejtësisë dhe çdo votë për PD-në është një votë për Metën e ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa ironizon kryedemokratin Lulzim Basha.

"Sa herë Ilir Meta del,flet,bërtet,shan, lajthit,aq herë e bën të qartë se zgjedhja e 25 prillit është një zgjedhje mes Drejtësisë dhe Ilir Metës; çdo votë për LSI është një votë kundër Drejtësisë dhe çdo votë për PD është një votë për Ilirin e Saliun; Luli thjesht ha përshesh", thotë Rama.

Të fundit