Flash News

Ditari i Maxhorancës

Meta i dha nënshtetësinë futbollistit, Rama: Të dy bashkë i kanë bërë gol me kokë drejtësisë!

Meta i dha nënshtetësinë futbollistit, Rama: Të dy

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rastin e publikuar në media, se Presidenti Ilir Meta i ka dhënë nështetësinë brenda 8 orësh futbollistit afrikan Winnful Essua Joseph Cobbina, ndërkohë që ishte nën hetim nga Prokuroria. Rama ka sulmuar Presidentin, ndërsa shkruan se "Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç'ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan".

Postimi i plotë:

Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç'ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan që mori pashaportën shqiptare për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentash! Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë!

Të fundit