Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Miliarda që mori me thes qeveria", Rama-kritikëve të rindërtimit: S'kemi administruar asnjë qindarkë të partnerëve

"Miliarda që mori me thes qeveria", Rama-kritikëve të

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur kritikëve që kanë ngritur akuza se qeveria po abuzon me fondet e rindërtimit. Ai ishte i pranishëm në hapjen e shkollës "Lasgush Poradeci" në Kombinat, e cila u rindërtua për shkak të dëmtimeve që mori nga tërmeti i vitit 2019.

Sikurse më herët, kryeministri ka thënë se fondet e ndërkombëtarëve janë administruar nga vetë ata. Ai shtoi se bashkitë vetëm sa e kanë shoqëruar procesin, duke dhënë lejet e ndërtimit.

Kryeministri iu tha atyre që flasin "për miliarda që i mori me një thes qeveria", se paratë e partnerëve nuk administruar nga ekszekutivi dhe anasjelltas.

“Atyre që vijojnë flasin për miliarda që i mori me një thes qeveria e Shqipërisë duhet t’u themi që asnjë qindarkë e atyre investimeve të bëra nga qeveria e Shqipërisë nuk është një qindarkë e partnerëve e asnjë qindarkë e partnerëve s’është e administruar nga qeveria.

Partnerët kanë vënë në dispozicion fondet janë bërë projektet kanë bërë garat kanë vendosur fituesit e kanë lidhur kontratat e qeveria me bashkitë thjesht e ka shoqëruar këtë proces duke u garantuar që projektet janë të duhurat duke bërë oponencat e nevojshme në nivelin e bashkive ku janë miratuar lejet e ndërtimit e kaq, gjithë pjesa tjetër është një punë duke bashkuar forcat e duke përcaktuar shumë mirë kufijtë ku secili ka marrë përsipër të bëjë një pjesë të punës”, tha Rama.

 

Të fundit