Flash News

Ditari i Maxhorancës

Çmimet rekord, ministrja i del në mbrojtje Bordit: Po të mos e kishim, nafta do ishte më e shtrenjtë

Çmimet rekord, ministrja i del në mbrojtje Bordit: Po të mos e

Çmimi i naftës në Shqipëri mbetet në nivele të larta dhe shpesh nuk reflekton vlerën e bursave ndërkombëtare. Teksa përfaqësuesit e opozitës kanë hedhur akuza ndaj Bordit të Transparencës, i cili shpesh është kritikuar edhe nga ekspertë të fushës.

Në seancën e sotme plenare, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimii doli në mbrojtje, duke thënë se po të mos ishte Bordi, karburantet do të shiteshin me çmime shumë më të larta se ato që janë aktualisht.

“Juve thoni që ne kemi krijuar disa borde fashiste që kanë ndikuar negativisht. Bordet kanë bërë të mundur që marzhi i fitimit bruto të jetë nga 5-6% që vitet e kaluar ka qenë deri në 15%. Nëse bordet nuk do ishin ngritur ne do kishim çmimet e karburanteve më të larta se ato që kemi sot”, deklaroi Ibrahimaj.

Të fundit