Flash News

Ditari i Maxhorancës

Çmimet ‘thyejnë’ rekord, zv.ministri i Energjetikës: Duhet zgjedhur mes energjisë dhe naftës

Çmimet ‘thyejnë’ rekord, zv.ministri i

Rritja e çmimit të naftës vijon të mos ketë kufi. Vetëm disa orë pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të ketë ulje takse dhe se çmimet po diktohet nga tregu ndërkombëtar, pikat e karburanteve e çuan çmimin e naftës nga 240 në 270 lekë/litër.

I ftuar në RTSH, zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës Ilir Bejtja, u shpreh se hidrokarburet janë të ndikuara tërësisht nga tregu ndërkombëtar. Duke theksuar se rritja e çmimeve të naftës është marramendëse, Bejtja tha se barra fiskale nuk e minimizon impaktin në çmim.

“Mënyra si jemi të vendosur ne në gjenerim, prodhim të brendshëm të energjisë do vazhdojmë të influencohemi nga tregu ndërkombëtar. Tani jemi duke importuar për të krijuar një rezervë. Po ecim duke e monitoruar situatën përditë. Për hidrokarburet ne jemi tërësisht të ndikuar nga tregu ndërkombëtar. Karburanti vjen nga jashtë. Nuk kemi përpunim të brendshëm. Produktet e bardha vijnë nga jashtë. Rritja e tyre është marramendëse. Një fuçi naftë është sot mbi 130 dollar. Edhe pse kemi barrë fiskale fikse, prapë ndikon sepse këtu ndryshon barra e taksës. Jemi në ato shifra që ne kemi sot”, tha Bejtja.

Zv.ministri u shpreh se rritja e çmimit të naftës do të sjellë edhe më tej rritje të çmimit te produktet e tjera, duke qenë se është transporti në mes. Bejtja shtoi se duhet të zgjidhet mes çmimit të naftës dhe të energjisë, se cili nga të dy do të rritet.

“Nga të ardhurat që merren në përgjegjësi ofrohen shërbimet e tjera. Këto para janë një total i domosdoshëm për nevojat e shpërndarjes së dytë të një ekonomie. E gjithë kjo shpërndahet në një total aktivitetesh që ka ekonomia. Ne kemi vendosur si shtet të zgjedhim artikull dje shërbime që nuk kanë ndikim drejtpërdrejtë të jetës së popullsisë. Është ndarë që në transport ta paguajnë ata që kanë mjete. Kemi pretendime që nafta të jetë e mirë. Të bëhet markimi. Këto janë shërbime. Janë tarifa. Janë lidhur disa koncesione. Nuk është i lidhur me koston e naftës, Edhe taksa e qarkullimit është një pjesë e buxhetit për infrastrukturën. TVSH aplikohet mbi vlerën e shtuar”, shtoi Bejtja.

Të fundit