Flash News

Ditari i Maxhorancës

Çmimi i energjisë, Ibrahimaj: Nuk ka një vendimmarrje për rritje, jemi në diskutime

Çmimi i energjisë, Ibrahimaj: Nuk ka një vendimmarrje për

Çmimi i energjisë mund të pësojë një rritje, në rast se skenarët e qeverisë dalin jashtë parashikimeve.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, tha në një konferencë për shtyp se nuk ka ende një vendimmarrje për rritjen e çmimit të energjisë, por nëse ndodh një nga skenarët më pesimistë, atëherë ai që konsumon më shumë, do të paguajë më shumë.

“Ne nuk kemi deklaruar që do të ketë rritje të çmimit. Ne kemi deklaruar se jemi duke menduar dhe duke diskutuar që nëse skenarët më pesimistë do të materializohen atëherë mund të mendojmë që ai që konsumon më shumë të paguajë më shumë, sipas logjikës së politikave Fiskale dhe Ekonomike. Por ende nuk ka një vendimmarrje apo një deklaratë për këtë gjë”, tha Ibrahimaj.

Të fundit